Basha citon Fishtën: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter, ka citur sot shprehjen e At Gjergj Fishtës.

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija”, citoi Basha.

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se “Lulzim Basha, është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon Partinë Demokratike drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë e votojnë e mbështesin PD-në dhe nga e cila s’kanë përfituar asgjë, por si tifozët e një skuadre futbolli, nuk i ndahen skuadrës së tyre edhe kur ajo nuk fiton kampionatin”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet