Basha, marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: Mbështetje me projekte serioze për fermerët e agropërpunuesit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nënshkruar marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshihet dhe sektori i bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agropërpunuesit shqiptarë të mbështeten me programe serioze. Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar. Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet