Basha: një politikë ndryshe po vjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “jemi të vendosur dhe po e tregojmë me vepra, jo me fjalë që një politikë ndryshe po vjen, e cila i ka dhënë tashmë provat e para dhe do të japë edhe më shumë prova dhe bashkë më të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë shumica absolute e këtij vendi”. Në një takim me strukturat drejtuese të degës 8 të Partisë Demokratike, Basha tha se “ne do të bëjmë gjithçka që të krijojmë një aleancë sa më të gjerë të mundshme me qytetarët e t’u themi me të vërtetë politika e mashtrimit, e gënjeshtrës, e shpifjes ju ka lodhur siç do të lodhte çdo njeri normal, çdo popull normal të Europës. Por mos e humbni shpresën”. Basha tha se “kemi 6 vjet që e denoncojmë aferën e inceneratorëve. Gjashtë vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme, për një aferë korruptive me përmasa monstruoze, të përbindshme. Minimalisht 430 milionë euro”. “Mendoni se çfarë mund të ishte bërë me këto para po mos të ishin zhdukur në xhepat e një grushti njerëzish, një grushti pushtetarësh ku sot për sot drejtësia ka brenda bishtin jo kokën. Koka është akoma në qeveri. Dhe nga mëngjesi deri në darkë, koka e kësaj afere, bashkë me patericat e tij dhe me tubin e tij të oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo”, tha Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet