Berisha dhe Noka konfirmojnë prezencën në Prokurori ditën e sotme! Çfarë pritet të ndodhë?

Ish-kryeministri Sali Berisha mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në orën 11:00. Berisha do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PDsë,nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PDsë. Ndërkohë në orën 12:00 mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili që po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PDsë. Ndaj tij prokuroria ka dërguar një thirrje për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e organizuar tek selia e PD-së, më 8 janar, ku edhe pati akte të shumta dhune. Deputeti Berisha është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet