Bozdo për zgjedhjen e presidentit: S’mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo ka reaguar sot në lidhje me propozimin e kandidatit për president nga opozita.

Ai shprehet se nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD dhe thekson se, këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Rezoluta e miratuar prej tij e përcakton qartë këtë fakt. “Dokumenti i shpërndarë dje në “emër të grupit parlamentar të PD”, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t’ia lënë në dorë totalisht Ramës. Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte “konsensuale” me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat. Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar. PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë! Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai”, shprehet ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet