
Cavusoglu: I gatshëm të takoj Dendias në Tiranë me ftesë të kryeministrit Rama
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi sot se ishte i gatshëm të takohet me homologun e tij grek, Nikos Dendias në Tiranë, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Kryeministri i Shqipërisë, i nderuari Edi Rama, mori nismën që të na mblidhte në Tiranë, mua dhe ministrin Dendias”, deklaroi Cavusoglu. “Unë dua t’i bëj një ftesë të hapur Greqisë, që brenda janarit të nisim bisedimet. Së bashku me delegacionet respektive të caktojmë datën”, shtoi ai. “Dhe, pas këtij takimi të nivelit teknik, me ftesë të Edi Ramës të shkojmë në Tiranë dhe të takohemi aty me Dendias. Kjo është një ftesë e hapur”, theksoi ministri i Jashtëm turk. ”Shpresoj që bisedimet të nisin brenda janarit edhe të takohemi me Dendias në Tiranë”, deklaroi Cavusoglu.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet