Luljeta Bozo

Dëgjojeni Luljetën! Në parlament bëri disa propozime për pensionistët: shërbim shëndetësor falas dhe rimbursim ilacesh

Luljeta Bozo sic kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale mori në mbrojtje shtresën e pensionistëve gjatë fjalës së saj dje në parlament. "Kemi mbi 500 mijë pensionistë, tha Bozo, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistësh. Të përcaktohet sa është minimumi jetik. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme. Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet