Deklaratat e Berishës, Basha: Edi Rama është i vetmi armik

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha u shpreh paraditen e së premtes, pas punimeve të seancës së parë plenare të legjislaturës X të Kuvendit, “se i vetmi armik është Edi Rama”, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

”Shqipëria, shqiptarët, demokracia e shqiptarëve, e ardhmja e familjeve shqiptare, ka një dhe vetëm një armik, Edi Ramën dhe regjimin e tij të dalë nga zgjedhjet e paligjshme, të cilat PD nuk i njeh”, deklaroi Basha për mediet, teksa po shkonte drejt selisë së PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi të enjten vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën, pas shpalljes së këtij të fundit “non grata” nga DASH.

Në reagim të këtij vendimi, Berisha u shpreh sot se “do të marrë çdo nismë ligjore statutore brenda PD-së për rikthimin e saj në piedestalin që meriton”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet