E akuzuar për lidhje me njerëz që po hetohen për trafik seksual, Evi Kokalari del në mbrojtje të familjes

Një prej zërave kundër kreut demokrat Lulzim Basha Evi Kokalari, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale deputeten e PDsë, Grida Duma. “Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt. Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?", shkruan KOkalari. Zonja konservatore kohët e fundit ishte në qëndër të akuzave të aktivistit Geri Kokalari në një intervistë në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, ku ai tha se Evi Kokalari ka patur të atin pjesëtar të partisë komuniste. "Unë e di me informacione që kam nga CIA që babai i saj kishte lidhje me Partinë Komuniste. E pashë në një fotografi me kongresmenin Cate. Sipas NYT ai kongresmen po hetohet për trafik seksual dhe di qe ka lidhje me Grenell" pohoi Geri Kokalari, i cituar me pas nga thuajse te gjitha mediat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet