
Erdogan thërret Ramen në Ankara, rishikohen marrëdhëniet bilaterale Shqipëri - Turqi
Ditën e nesërme, Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të vizitojë Turqinë me ftesë të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit. Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet