Skandali: I akuzuar dhe nën hetim për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale, Pjerin Ndreut i besohet fushata e PS në Lezhë

Edi Rama i ka besuar fushatën e Lindita Nikollës, të akuzuarit për organizimin e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të fundit, Pjerin Ndreut. Figura e tij është e kontestuar nga baza e PSsë dhe elektorati i Lezhës, dhe i akuzuar nga partitë opozitare për lidhjet me botën e krimit dhe të drogës. Mësohet se ish shefi i komisariatit ka siguruar lidhjet me të gjithë botën e krimit në Lezhë dhe kjo ka qetësuar fitoren e mandatit të Nikolles. Ish ministrja e arsimit, një prej emrave të bindur të Rames është akuzuar disa herë për vilat e saj luksoze, në këmbim të të cilave ajo pranon ti shkojë pas policit që do ti ruajë pasaj një mandat katër vjecar, pasi ka vjedhur votat për të. Emrat e propozuar nga Rama për deputet janë akuzuar nga Ambasada amerikane si figura të lidhura me botën e krimit. pjerin Ndreu dyshohet se ka organizuar vrasjen e personave nëpër operacione policie, se ka organizuar rrëmbime, përdhunime dhe se ka cuar në vetëvrasje, që më pas u shitën si vrasje emra të policisë. Emri i tij përflitet si një prej organizatorëve të grabitjes në Rinas.

Nëse do të vazhdoni të pyesni ende pse brezi i ri po largohet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet