Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas, pritet nga Xhaçka

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u prit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. ''Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit”, tha Xhaçka, ndërsa postoi foto nga pritja në aeroport. Në ambientet e aeroportit, ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf. Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kancelares për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. Në kuadër të vizitës në Tiranë, Kancelarja Merkel do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe krerë të qeverive të Ballkanit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet