Kërkesa e Metës, përpjekje për cenimin e integritetit të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Balla u shpreh se kërkesa e Kreut të Shtetit, Meta nuk është e mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj. "Presidenti i Republikës duke u përpjekur të cenojë integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vendimmarrjes së saj, po vijon veprimet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Akte këto, të cilat sollën dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë", theksoi Balla. "Është më se qartë që vendimet e një procesi në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të jenë në përputhje me “interesat” e një kërkuesi apo grupeve të cilat preken nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e ligjin, ndaj "pala e pakënaqur” nuk duhet të ndërmarrë akte të cilat pengojnë dhe vënë në provë sistemin e garancive të pavarësisë dhe paanshmërisë së Gjykatës Kushtetuese të një vendi", vijoi Balla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet