Kodi Zgjedhor/ Meta: 'Shpresoj reflektim nga mazhoranca. Sejcili mban përgjegjësi për aktet e tij'

Në një komunikatë të përjavshme me gazetarët, presidenti Ilir Meta u shpreh se shpreson që qeveria të reflektojë sa i përket Kodit Zgjedhor, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për të kaluar të pandryshuar Kodin në parlament.

“Unë jam këtu për të demonstruar dhe një herë përgjegjshëmrinë e plotë të institucionit të presidentit për të ndihmuar e garantuar zgjedhjet e lira e të ndershme në standartet e tyre të pakta më minimale për një vend anëtar të OSBE-së. Se si do sillet mazhoranca mbetet për t’u parë. Unë s’kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk i kanë lexuar 81 faqet nga insitutucioni i presidentit por kanë reaguar menjëherë. Është bërë punë e përgjegjshme nga stafi, por dhe ekspertë ndërkombëtarë të shqetësuar për shkeljen brutale, secili mban përgjegjesi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e vendimet e presidentit kanë qenë janë e do jenë transparente në interes të popullit shqiptar e të ardhmes së vendit në BE”.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Meta foli edhe rreth vendimit për t’iu drejtuar Venecias. “Unë si president kam marrë në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria. Presidenti i ka sytë nga populli, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shprespoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve”, u shpreh Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet