Kurti tregon detaje nga takimi me Merkel, Macron e Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në samitin e Brdo pranë Kranjit në Slloveni. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e Berlinit, lirinë e lëvizjes dhe njohjen e diplomave. “Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shprehet Kurti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet