Margariti: ''flas'' vetëm kur thërrasin socialistët

Ka pasur sërish debate në parlament, ku sot u diskutua edhe për Parkun e Butrintit.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ngriti sërish si shqetësim çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke thënë se ministria e Kulturës ka vepruar në kundërshtim me vendimin që ka dërguan UNESCO për të njohur insituciucionin që do ta marrë në menaxhim.

"Na ka ardhur letra që pretendohet se është miratimi i UNSESCO-s për Butrinti. Ka disa elemente shumë interesante. E para është data, kjo ka ardhur në 28 shkurt të 2020, e vetmja copë letër që kemi parë. Në datën 28 shkurt 2020 ka ardhur kjo letër nga UNESCO, ndërkohë që fonacioni për të cilin ne flasim është krijuar në 22/07/2022. UNESCO s'ia ka idenë për ketë fondacion që është privat, letra s'është as miratim. UNESCO në këtë letër i ka kërkuar t'i tregojnë strukturën qeveritare që do ta menaxhojë, por këta nuk e duan, prandaj kërkuan fondacionin privat.", tha ajo.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar lidhur me pretendimet e Zhupës, duke thënë se UNESCO nuk urdhëron apo miraton, por vetëm rekomandon.

"E para nuk më drejtohesh në emër, e dytë në këtë foltore më thërret kryetarja e Kuvendit. Është e vërtet që do të mjaftonte të kuptoje. Pak ditë më parë u interesonte se çfarë penalitetesh duhet të ketë një deputet për shpifje. Për sa i përket UNESCO-s, nuk jep miratime, por jep rekomandime dhe këshillime. Nëse e dëgjon për herë të parë, e them paparë mjafton të dëgjosh!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet