Maska COVID: Çuci sot ngatërroi komisionin e sigurisë me fushatën e PSsë

Ministri i brendshem Blendi Cuci ka provokuar qetësinë e kolegëve që u ulën sot në tavolinën e Komisionit të sigurisë, sidomos demokratëve, me maskën e vendosur ''për arsye sigurie'', me logon e PSsë. Deputeti i PDsë, Salianji është provokuar nga ky gjest dhe ka reaguar: “Pavarësisht përkatësive partiake, ne këtu jemi në institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverisë dhe që paguhet me taksat nuk mund të qëndrojë në sallë me maskë me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsiderojmë provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rrugë Rama, nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi të pranishëm.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet