'Mistrec dhe hileqar'/ Balla i përgjigjet Metës për Kodin Zgjedhor: 'S’kemi asnjë ditë për të humbur'

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ju përgjigj nga Elbasani presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor. Duke e quajtur Metën mistrec dhe hileqar, Balla tha se PS nuk do të humbë kohë për të votuar siç është Kodin Zgjedhor.

“Më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por skemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjan dhei ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron. Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve.

Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se reforma zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janëtë lira dhe dmeokratike, por pas shumëviteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike". Ilir Meta tha më parë se kthimi i Kodit në Kuvend është një mundësi për mazhorancën për të reflektuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet