Nikolla, letër urimi presidentes së re të PEsë: e bindur se do vijojë mbështetja

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë. Nikolla shprehu bindjen se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian. “Me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë e të nderuar të presidentes së Parlamentit Evropian, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht. Jam e bindur se nën lidershipin tuaj, Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht e me vendosmëri rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe do të intensifikojë e zgjerojë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Nikolla. Me një shumicë të qartë, Parlamenti Europian votoi dje konservatoren Roberta Metsola si presidenten e tij të re, duke zëvendësuar David Sassoli, i cili vdiq papritur javën e kaluar. Metsola, 43 vjeçe, vjen nga Malta dhe i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet