Nuk dihet asgjë për fatin e kushteve të pranimit: Mazi nuk i përgjigjet pyetjeve të PDsë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Politikën e Jashtme, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sipërfaqësisht në lidhje me cështjet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe sidomos pyetjeve të opozitës. Ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare, por pyetjes se deputetes së PDsë mbi kërkesat e plotësuara nga Tirana, Mazi nuk iu përgjigj.

Ai foli mbi procedurat dhe mbledhjet pa dhënë asnjë konkluzion apo fakte nga debati i bërë, dhe konkluzionet apo pretendimet që kanë paraqitur përfaqësuesit e Unionit: "Kemi raportuar në komisionet e Politikës së Jashtme dhe në të gjitha komisionet përkatëse si dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Parlament. Unë kam ardhur vetë dhe kam marrë pjesë disa herë. Këto ecuri që ka pasur vendi ynë për plotësimin e këtyre 15 pikave i janë raportuar rregullisht nga ana ime komisionit dhe shteteve anëtarë të unionit që kanë ambasador këtu si dhe Brukselit. Çdo muaj kemi dërguar 11 raporte përditësimi si ka ecur puna për plotësimin e kërkesave", tha Mazi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet