PD con në SPAK Veliajn, si të akuzuar për lidhje me njerëz të implikuar në trafikun e drogës

Partia demokratike ka bërë një kallzim në SPAK për kryetarin Erion Velian për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të barazisë në tendera". Gazment Bardhi tha sot se bashkia Tiranë si autoritet kontraktor kishte kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen “5 Maj” në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milionë euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj, alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. Pronari i kësaj kompanie ishte dënuar për trafik droge në Itali, Spanjë. Ai ishte anëtar i një organizate kriminale e cila në vitin 2006 kishte organizuar qarkullimin e 50 kg heroinë brenda territorit të Spanjës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet