PD jep alarmin: Policia nuk mund të luftojë kriminelët

Janë komentuar gjerësisht nga Partia demokratike lëvizjet nëpër poste të tjera të Policisë së shtetit. Deputeti i zgjedhur i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot për ndryshimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit. ''Shqiptarët e kanë të qartë se asnjë punonjës i ndershëm i policisë nuk vepron dot kundër krimit, kundër të fortëve, për sa kohë ata janë ortakë të pushtetit. Prandaj nëse Rama kërkon të infiltruarit në policinë e shtetit, le të fillojë të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë. Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë, mashtroi shqiptarët për të mbuluar lidhjet e Ramës me kriminelët që blenë vota për të në Elbasan. Gjovalin Loka, i shkarkuar nga Drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në veri, që është përfshirë në kanabizimin e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan. Edmond Traga, i emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperiencën me të cilën lejoi kanabizimin e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge. Neritan Nallbati, i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi, apo Oltion Bitri, mik personal i Ardi Veliut, i njohur si gjobvënës i lokaleve të bllokut dhe ushtrues presionesh gjatë zgjedhjeve të ndryshme në favor të pushtetit. Lorenc Shehu, gjobvënës për subjektet e OFL-së, që u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Celën dhe Vangjush Dako. Apo Niko Brahimaj, që sipas SHISH paguhej për informacionet që jepte, dhe ka favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi. E kështu me radhë mund të listohen emrat e gjithë kësaj rokade që Rama quan reformë, por që në të vërtetë mund të përkufizohet si reformimi i klanit të sekserëve të Ardi Veliut'', tha Alibeaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Piemonte  e Hënë 12 Korrik, 2021

    Un tani jam Saliun por Enkelejdi me shok destabilizoi vendin dhe bashkepunoi me te huaj per puc shteti pa zgjedhje sepse as zgjedhjet ne pd nuk fituan dot me rregull si te dale nga ish partia e punes dhe eshte kryemafioz po ne kohen e tyre si ishte policia Prej tyre sot jemi ne mjedis jo te mir per biznesin un sot jam per shkaterrim te plot un sot jam me Saliun ✌️