PD kërkon që votimi dhe numërimi elektronik të pilotohen në Fier e Korçë

Pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar partive politike për zonat se ku duhet kryer votimi dhe numërimi elektronik, Partia Demokratike bëri zgjedhjen e saj.

Selia blu i ka dërguar një shkresë KQZ, ku i kërkon që votimi dhe numërimi elektronik të pilotohen në Fier dhe në Korçë.

Sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor, sistemet e teknologjisë së informacionit që do të implementohen me projekte pilot duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve. Edhe nëse partitë politike nuk kanë konsensus, vendimin në fund e merr Komisioni Rregullator.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet