Për publikimin: Konfirmim i masakrës zgjedhore që ndali ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot pas lajmit të publikuar në disa medie, të cilat raportuan se publikimi i pagave të qytetarëve ka si burim AKSHI-in, pasi nga po kjo agjenci doli edhe database me të dhënat e qytetarëve.

Në një reagim, Basha tha se “e vërteta vonon, por nuk harron”.

“Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet”, u shpreh ai.

Për kreun e PD-së, Basha, drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund hetimit.

“Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, deklaroi Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet