Pjerin Ndreu sfidon PSnë. Shoqëron në komisariat ish deputetin e Ramës

Ish deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu pasi e liruan nga komisariati, duke thënë se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit. "Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë..." tha Ndocaj nder te tjera.

"Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim...Fishta nuk është...i Pjerin Ndreu", tha Ndocaj.

Ish shefi i komisariatit Pjerin Ndreut, një prej personave me te perfolur nga baza e selise roze dhe opozita per trafik droge, është aktualisht nën hetim për vjedhje votash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet