Policia çeke dekoron 3 zyrtarë të lartë policorë, vlerëson kontributin e ish-kryepolicit Ardi Veliu

Policia çeke ka dekoruar me Medaljen e Argjendtë, 3 zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, aktualisht specialist në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.

“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, shkruan Ambasada çeke në Twitter.

Ditët e fundit në Shqipëri po qëndron një delegacion i zgjeruar i Policisë Rrugore të Çekisë, që po përcjell përvojën e tyre në disa qarqe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet