Progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit, Kim: Institucionet të vijojnë të punojnë me urgjencë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh sot se, dhe 6 javë kanë mbetur për të bërë të mundur funksionimin e Gykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti”, u shpreh ajo.

“6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë”, theksoi më tej Kim.

Kim falënderoi KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. “Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar”, u shpreh ambasadorja amerikane

“Liderët duhet të përmbushin premtimin për popullin e Shqipërisë për drejtësi”, përfundoi Kim.

Ambasadorja Kim shpërndau edhe reagimin e saj të datës 19 tetor ku përshëndeste Presidencën dhe Parlamentin për publikimin e listave përkatëve për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shprehej Kim në 19 tetor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet