Qytetarët do të denoncojnë vendimet e paligjshme të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pyetjen e 10të të Këshillimit Kombëtar. Pyetja e 10të ka të bëjë me pezullimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendimmarrjet e të cilëve janë haptazi në kundërshtim me ligjin. “Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetjen drejtuar qytetarëve. Pyetja ka edhe një pjesë shpjeguese ku theksohet se, “pavarësisht se vitet e fundit janë bërë ndryshime legjislative për të luftuar fenomenin e njohur si KÇK, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të Vetingut vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin e drejtësisë. Aktualisht, nuk është i mundur pezullimi automatik i tyre nga institucionet kompetente të drejtësisë në rastet kur konstatohen vendimeve haptazi të paligjshme, sepse për të realizuar pezullimin institucionet duhet të kryejnë hetime të thelluara që kërkojnë një kohë të gjatë”. Qytetarët kanë tre mundësi për të kthyer përgjigje për këtë pyetje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet