Rama në OKB, i kemi idete e qarta: premtojmë të angazhohemi për objektivat e përbashkëta

Shqipëria është një vend i vogel me ide të qarta dhe premton se do të angazhohet për të cuar përpara objektivat e përbashkëta më OKBnë. Kryeministri Shqiptar Edi Rama gjatë një fjalimi në OKB premtoi mbështet e Tiranës për politikat e përbashkëta botërore kundër ndryshimeve klimatike, për barazinë ndërmjet sekseve, solidaritetin dhe kundër terrorizmit

ndërkombëtar. Rama foli për mediat franceze edhe për cështjen transatlantike të nendetëseve. “Nuk hyjmë në këtë lloj krize, le të themi, mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër, jam i sigurt që ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit të SHBA, Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrën më miqësore”, shtoi Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet