
Rama: 128 392 të porsalindur e kanë përfituar prej janarit 2019
Nga janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 128 392 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e bëri të ditur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se fëmijët e kanë përfituar bonusin e bebes me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur
Rama theksoi se qeveria mbështet prej janarit 2019 me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë,120,000 lekë për fëmijën e tretë. “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë. Mbështesim prej Janarit 2019 me: 40,000 lekë për fëmijën e parë,80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.
Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet