Rama: Rajoni jo peng i të shkuarës, jetësimin e 4 lirive të BE do ta bëjmë tani

Në Shkup, në kuadër të forumit ekonomik “Ballkani i hapur”, u nënshkruan 3 marrëveshje për bashkëpunim rajonal. Marrëveshjet u nënshkruan nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Marrëveshja e parë ishte për bashkëpunim për katastrofat, mbrojtjen dhe shpëtimin. Palët kontraktore vendosin kushtet për mbështetjen vullnetare në rast katastrofash. Më pas u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për të lehtësuar import-eksportin e lëvizjen e mallrave, mbështetur në gatishmërinë politike të të tre vendeve për të forcuar marrëdhëniet e ndërsjella dhe mirëkuptimin, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellë.

Ndërsa në fund u nënshkrua memorandumi për qarkullimin në tregun e punës në rajon. Palët kontraktore shprehin vullnetin për të lehtësuar lëvizjen, qarkullimin e njerëzve, për të siguruar një qasje më të lehtë e të lirë në tregun e punës, duke siguruar lejet e punës dhe duke lehtësuar procedurat për lejet e përkohshme të qëndrimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet