Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2021, krerët mbështesin rezistencën

Iranianët në azil më 10 korrik 2021, u mblodhen në një samit 3-ditor botëror për Iranin e Lirë 2021. Morën pjesë mbështetësve të rezistencës nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete, me praninë e mijëra anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në Ashraf 3 të Shqipërisë. Në fjalimin e saj ditën e parë të samitit, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se instalimi si president [nga Khamenei] i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vetëm frika e regjimit nga kryengritjet dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, në këtë post të lartë.

Znj. Rajavi theksoi se; ''Asetet tona janë rebelimi dhe revolta e ushtrisë së të rinjve që u derdhën nëpër rrugë në nëntor 2019. Dhe fuqia jonë vjen nga një rrjet mbarëkombëtar i Njësive të Rezistencës të cilat kanë punuar pa pushim çdo ditë të vitit, dhe në vitin 2020 e kanë dyfishuar numrin e veprimtarive dhe operacioneve të tyre krahasuar me vitin e mëparshëm, për t’i thyer zinxhirët e represionit.''

Dhjetëra senatorë të lartë e anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë, demokratike dhe republikane, duke përfshirë Senatorin Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, morën pjesë në këtë samit dhe theksuan mbështetjen e tyre për opozitën iraniane Mujahedeen dhe zonjën Maryam Rajavi për një Iran të Lirë.

Pandeli Majko, ministër dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, tha: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president.

Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.

Z. Lulzim Basha, lideri i opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, shtoi: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jo-bërthamor. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektivën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet