Sassoli: Europa të marrë përgjegjësitë e përbashkëta për afganët

Europa ka parë vende që janë jashtë BEsë të marrin azilkërkues afganë, por as edhe një vend anëtar ti mirëpresë ata. Këtë mendim ka shprehur Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në Forumin Strategjik të Bled-it, në Slloveni, duke iu referuar vendeve si Shqipëria. “Nuk mund të pretendojmë se kjo nuk është puna jonë. Ne jemi shumë të zhgënjyer nga përfundimet e takimit”, reagoi kreu i PE, duke i kërkuar Evropës të “marrë përgjegjësitë e veta” dhe “të krijojë një politikë të përbashkët”. Politikani italian i qendrës së majtë tha se legjislatura e BE-së ishte “shumë e zhgënjyer” nga rezultati i bisedimeve mes ministrave të Brendshëm të bllokut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet