Elisa Spiropali dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi

Shqipëria ka rritur impenjimin në kohën që Kosova zhvillon projekte në fushat prioritare

Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Spiropali bisedoi me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali theksoi se, “ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të forcës tonë qeverisëse, në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveri, për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”. “I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të forcës tonë qeverisëse, në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveri, për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, u shpreh Spiropali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet