Shqipëria pret azilantë të rinj? Xhacka, lajm i vjetër dhe i rremë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cilësoi sot të rremë, lajmin e publikuar në një medie britanike se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është në komunikim me qeverinë shqiptare për të ngritur një kamp refugjatësh. “I njëjti lajm i rremë, i vjetër, këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si ‘The Times’! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e medieve britanike. E trishtë”, shkruan Xhaçka. Sipas “The Times”, emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri. “The Times” shkruan se “kushdo që kërkon azil në Britani dhe që mbërrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësimi i kërkesave për azil në Britani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet