Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin

1 janari 2022 shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Europës Lindore. Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet