Spiropali sfidon SPAK: të hetojë!

nga Doriana Metollari

Elisa godet përsëri. "SPAK dhe institucionet e drejtësisë duhet të shkëputen nga frikërat dhe të bëjnë punën e tyre", tha deputetja e Edi Rames e cila kohët e fundit është përfolur për një numër të panumërt të pasurive imobiliare që i ka blerë më paratë e shumëpërfolura të "doganës" dhe gjatë viteve në krah të Ramës.

Në një intervistë televizive Spiropali tha se e konsideronte reformën në drejtësi: "një investim të madh dhe historik të PS", cfarë tregon një përjashtim të të gjitha partive nga një prej reformave më të rëndësishme të historisë shqiptare postkomuniste. Spiropali foli për një hetim të prokurorëve dhe gjykatësve, cfarë tregon mungesë kapaciteti politik sepse kjo nuk është lojë, por, janë kërkësa që bëhen nga opinioni publik dhe organet më të larta që merren me raportet përkatëse.

Elisa Spiropali njihet si një prej emrave pa mbështetje elektorati dhe Kuvendi, por të përdorur nga Kryeministri Edi Rama.

Me një qëndrim terësisht vetjak, Elisa Spiropali tregoi se SPAK deri tani ende nuk ka cuar deri "në dyert" e institucioneve dosjet me të përfolura në vend. “Jemi krenarë për vendosmërinë dhe vullnetin tonë për t’ia hequr njëherë e mirë nga duart drejtësinë politikës. Për këtë, patjetër nuk kemi asnjë brejtje ndërgjegje, nuk kemi asnjë pishman”, tha Spiropali.

Bashkimi Europian ka kërkuar nëpërmjet raporteve të saj që SPAK të veprojë në raport me të gjitha përgjegjësitë ligjore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet