
Vetingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Hysni Mulaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për Hysni Mulajn, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Hysni Mulaj.
Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet