Vetingu i politikanëve do të jetë historike, PD con amendamentet në Parlament

Partia demokratike hedh hapin historik me një prej tre amendamenteve të veta, njëra prej tyre: "vetingu i politikanëve". Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se tre amendamentet e saj: reforma territoriale, reforma zgjedhore dhe vetingu i politikanëve do të depozitohen sot në Parlament. “Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet, që grupi parlamentar të autorizojë anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda: Vetingun e politikanëve, reformë territoriale dhe reformë zgjedhore”, theksoi Bardhi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet