Vizioni ''Shqipëria 2030'', ndryshim i skemës së progresivitetit të taksës

Duke nisur nga viti i ardhshëm, qeveria do të ndryshojë skemën e progresivitetit të taksës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Vlorë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne duam të rrisim më tutje atë tavanin ku fillon numërohet 23% duke u nisur nga 300 mijëshi”. Rama tha se këto ndryshime të cilat po detajohen, do të prezantohen në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” dhe Planit të Veprimit 2021-2025. Ai tha se “po e diskutojmë sepse po bëjmë kalkulime sepse ne nuk mund të bëjmë premtime të cilat pastaj të thonë se nuk janë bërë. Ne do jemi në qeveri kështu që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që atë që themi është gjëja që realisht do të bëjmë. Thamë do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e e përballimit të pandemisë së COVID-it dhe e dyfishuam. Thamë që do e bëjmë zero taksën për biznesin e vogël dhe e bëmë zero. Ne duam të rrisim më tutje atë tavanin ku fillon numërohet 23% duke u nisur nga 300 mijëshi. Se nuk është 23% i pagës. Është 23% e llogaritur duke filluar nga 300. Ne duam ta çojmë deri në 2 milionë lekë këtë. Po bëjmë kalkulimi. Do të prezantojmë Planin e Veprimit. Nuk do prezantojmë program elektoral, por do prezantojmë Vizionin 2030 dhe Planin e Veprimit 2021-2025 dhe nëse do na dalin llogaritë do themi për vitin e ardhshëm”, theksoi Kreu i Ekzekutivit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet