Vjedhja e votave më 25 Prill nuk harrohet, opozita paralajmëron ndjekje penale

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, zbardhi listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që nuk kanë kthyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim. Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek Bashkia e Tiranës dhe 27 bashki të tjera. Afati për dorëzimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të komisionit hetimor është deri sot në mbylljen e orarit zyrtar. Nëse deri atëherë nuk do të ketë përgjigje, kryetari i Komisionit Alibeaj deklaroi se të gjithë do të ndiqen penalisht për shkelje detyre, një masë që e parashikon ligji për komisionet hetimore. “Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor”, tha kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet