Zëdhënësi i DASH: Mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

SHBA mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price thekson angazhimin e SHBA-ve në nivelet më të larta të qeverisë. “Ne mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit europian të vendeve aspirante”, deklaron Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit. Reagimi i Zëdhënësit Price erdhi teksa në Tiranë u mbajt samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet