
Energjia e riciklueshme kalon përdorimin e energjisë së qymyrit dhe naftës në 2020
“Europianët kanë marrë më tepër elektricitet nga materialet e riciklueshme se sa nga qymyri apo materiale të tjera të djegshme vitin e kaluar”, sipas një raporti nga Ember dhe Agora Energy. Raporti i cili kontrollon sektorin e energjisë eurpiane që nga 2015, ka gjetur se përqindja e energjisë së riciklueshme ka qenë 38% më e lartë se një vit më parë.
Të dhënat u mblodhën edhe nga burime të tjera si energjia diellore dhe ajo e erës, të cilat kanë patur rritje të nivelit në Bashkimin Europian. Të dyja burimet energjetike janë dyfishuar që nga 2015. Kjo është edhe arsyeja se përse energjia e krijuar nga djegia e qymyrgurit u ul me 20% vitin e kaluar, duke prodhuar gjithësej 13% të elektricitetit në Europë.
“Rritja e madhe e energjisë diellore dhe e erës ka bërë që të përgjysmohet ajo e qymyrgurit, por ky është vetëm fillimi”, deklaron Dave Jones, analist i energjisë për kompaninë si dhe drejtues i raportit. “Europa po drejtohet drejt energjisë së pastër, për t’u siguruar se përdorimi i qymyrit të jetë jashtë përdorimit në 2030, por edhe të mos ketë lëshim të gazit në atmosferë. Kjo do të ndikojë në mbylljen e centraleve atomike dhe të ngrejë përdorimin e energjisë së makinave elektrike”.
Vitin e kaluar shpërthimi i Covid-19 dhe masat e forta që u morrën ndaj tij, bënë që energjia të përdoret shumë më pak në të gjithë globin. Në Europë, përdorimi i energjisë u ul me 4% në 2020 sipas raportit, duke bërë që Covid të ndikojë goxha në rritjen e energjisë së riciklueshme. Që nga viti 2015, përdorimi i elektricitetit nga burime të riciklueshme në Europë pati një rritje të madhe, duke bërë që ky burim të përdorej në masën 29%.
Informacioni i ndjekur nga drejtuesit e BE-së, informon se muajin e kaluar lëshimi i gazit në atmosferë nga energjitë e pastra të shkojë në 55% nga viti 1990 deri në 2030. “Ringritja e ekonomisë pas pandemisë nuk duhet të ulë masat ndaj klimës”, shton Patrick Graichen, drejtor i kompanisë Agora Energy. “Ne kemi nevojë për një ligj shumë të fortë ndaj klimës, sidomos ndaj energjisë së gjelbër për të vazhduar procesin”, përfundon ai.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet