Salla ku priten ankesat e Komisariatit Dixhital

Kështu mund të monitoroni sjelljet e policisë në Komisariatin dixhital

Komisariati dixhital, i krijuar me qëllim për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarit në përmirësimin e sigurisë sociale, luftën ndaj korrupsionit si dhe zbatimit të ligjeve, ndihmon Policinë e Shtetit në evidentimin e çështjeve dhe rasteve me të cilat ata përballen dhe kanë përgjegjësinë për tu kujdesur e ndërvepruar. Brenda ketij funksioni janw zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri.

Komisariati Dixhital ka në menunë kryesore dy rubrika më shumë me përditësimet e fundit, 8 në tërësi (parkim gabuar, aksident, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armëmbajtje pa leje, dhunë, ankesë, dhunë në familje, krim mjedisor).

Aplikacionit, që shkarkohet falas në telefonat smart, i janë shtuar edhe dy natyra të tjera të paligjshmërisë, “Dhuna në familje” dhe “Krimi mjedisor” ku qytetarët mund të denoncojnë.

Në faqet zyrtare të Komisariatit Dixhital në rrjetet sociale do të ketë rubrikë të dedikuar për interesin e qytetarëve “Pyet KD”, e cila do të funksionojë përmes opsioneve Hashtag dhe Tag. Një staf i dedikuar do t’ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe paqartësitë që ata kanë për Komisariatin Dixhital.

Ato-pyetje përgjigje me interes të gjerë do të publikohen gjithmonë në anonimat. Komisariati Dixhital është një platformë inter-aktive, ku qytetarët denoncojnë apo raportojnë një paligjshmëri, por me ndryshimet e fundit në aplikacion edhe Komisariati Dixhital u dërgon përgjigje përdoruesve.

Risi është se rubrika “Dhuna në familje” , fenomen të cilit po i kushtohet një vëmendje e posaçme, do të ketë opsionin e komunikimit online (Chat-it) me operatorin në sallën operative të Komisariatit Dixhital.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet