Mos e përdor instagramin dhe facebookun për të shitur

Shumë njerëz përpiqen të rrisin numrin e shitjeve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mendojnë se produktet e tyre do te shiten në instagram ose në facebook. Prandaj vendosin të sponsorizojnë në këto rrjete sociale shuma të mëdha parash. Ata mendojnë se sa më shumë para të hedhin, aq më shumë do tu rriten shitjet. Vendimi për të hedhur para nëpër rrjetet sociale lind sigurisht edhe nga ofertat e shpeshta që bëjnë vetë rrjetet sociale për sponsorizim. E bukura e facebookut apo e instagramit është se aty mund të sponsorizosh duke filluar nga shifrat më të vogla tek më të mëdhatë. Por a është ok, të hedhësh vazhdimisht para në instagram apo në fb për të rritur shitjet e produkteve?

Në kompaninë time vijnë klientë të cilët ankohën për shitjet. Kjo është dicka normale, kur në treg ka shumë klientë të tjerë që tregtojnë të njëjtin produkt apo shërbim. Nëse keni një dyqan me veshje dhe doni të shisni mos mendoni se sa më shumë të hidhni para aq më shumë do të keni para në kthim. Jo. Nuk do të ndodhë. Nëse jeni me fat kjo do të ndodhë vetëm herën e parë, herët e tjera shitjet nuk do të luajnë dhe ju do të dilni me humbje.

Facebooku dhe Instagrami nuk janë mjete të drejtpërdrejta shitjesh. Ata kanë si qëllim të jene një pikë në zinxhirin e gjatë të komunikimit, por nuk mund të shesin drejtpërdrejtë. Shitja është pika e fundit në këtë zinxhir. Nëse nuk shesim me facebook dhe instagram atëherë pse duhet të sponsorizojmë?

Në fakt, si facebooku ashtu edhe instagrami shërbejnë për tu kujdesur për imazhin e produktit apo të biznesit. Por kujtoni se sejcila prej tyre ka specifikat e veta në këtë proces. Cilat janë këto specifika?

Kujto, se facebooku është një format i shkëlqyer komunikimit dhe është më siguri më i rëndësishëm sesa instagrami në këtë. Instagrami nuk është po aq i rëndësishëm. Instagrami shërben për shitjet me detaj, sepse mund të flasësh në detaje për produktin apo për shërbimin, por facebooku ka vitrinën dhe krijonin komunitetet rreth produktit apo shërbimit.

Problemi nuk është si ti përdorni të dy, problemi është si ti përdorni në mënyrën më të mirë të mundshme të dy. Kushto mund të hapë një faqe, por jo të gjithë mund ta përdorin atë në formë profesionale prandaj kujdesuni për standartin e posteve dhe komunikimit. Më e mira do të ishte që ju t'ua besoni një kompanie të jashtme, por në mungese përpiquni që të krijoni një imazh të denjë dhe profesional.

Mos shpenzoni shumë për publicitet. Publicitet pak dhe vetëm pasi të keni krijuar nëj strategji për këtë. Instagrami është i mirë për të prezantuar detajet e produktit, për foto të mira të cilat mund ti bëni vetë ose mund tia besoni dikujt nga jashte, por ka shumë më pak mundësi sesa facebookut sidomos për komunitetitet që krijon.

Në fakt, ka biznese që hapin vetem instagramin dhe mendojne se kjo mjafton. Nuk është kështu, njëherë që ju keni krijuar nje biznes gjeja e parë që duhet te beni eshte te krijoni web site, facebook, instagram dhe rrjetet e tjera që kanë funksione te tjera. Ajo cfare eshte me rendesi eshte komunikimi dhe perdorimi efikas i tyre. Te ndara nuk do tju japin shume, por njehere që ju i vini ne funksion te gjitha, rrezultati eshte i sigurt. /nga Doriana Metollari/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet