Pse web siti yt nuk funksionon siç duhet?

nga Doriana Metollari

Çdo biznes ka nevojë për një faqe në interneti, dhe kur them të gjitha, them të gjitha pa asnjë përjashtim. Prezantimi online është një must, jo optional. Nëse biznesi juaj është i përqendruar në shërbimet e terrenit, në këto kohë të epidemisë, keni qenë të detyruar të kërkoni mënyra të tjera për të shitur ose për të bërë të njohur produktet tuaja. Aq më tepër tani, një faqe në internet e përshtatur për shërbimet tuaja me siguri do të jetë zgjidhja më e mirë.

Uebfaqja është një zgjedhje e shkëlqyeshme për besueshmërinë e klientit ndaj jush, dhe iu jep një reputacion të mirë, me kusht që të jetë e ndërtuar mirë, të jetë e planifikuar mirë dhe padyshim pa gabime.

Shpesh klientët tanë vijnë me faqe në internet të bëra, por me kaq shumë gabime në kolona ose në formatin responsive, saqë në vend të prezantimit të mirë ata i bëjnë vetes antireklamë.

Kështu që sigurohuni që faqja juaj të jetë bërë nga profesionistë. Materialet brenda tij duhet të jenë të organizuara mirë, duke filluar me titujt. Mos ji i kursyer me fjalë. Flisni me klientët në gjuhën e tyre, jini miqësorë me ta dhe mos mendoni se sapo të shkruhet informacioni, loja ka mbaruar. Informacioni duhet të azhurnohet vazhdimisht.

Mos shkruaj shkurt, shkruaj gjatë dhe mos jep informacion të shkurtër. Njerëzit i duan detajet e rëndësishme. Jepni informacion të detajuar, por me kusht që të jetë i shkruar në një gjuhë jo-teknike. Mos shkruaj fjalë boshe vetëm për të shkruar, dhe jo në një stil tepër letrar. Lexuesit tuaj duan një stil të përditshëm, miqësor, mikpritës, ku të bëheni gati të azhurnoni ato që keni shkruar herë pas here. Mos harroni se një prezantim i mirë është çelësi.

Mirë ta zëmë se e keni një uebfaqe të bërë mirë dhe keni investuar para për ta realizuar atë. Përveç fitimit nga ekspozimi, kur të tjerët kërkojnë emrin tuaj në Google, me një faqe interneti cilësore mund të filloni të ndërtoni autoritetin tuaj në internet, një emër të besueshëm që do t'ju lejojë të merrni përfitime të mëdha të të gjitha fushave, mos harroni.

Faqja e internetit duhet të azhurnohet çdo javë, çdo dhjetë ditë ose çdo muaj. Edhe seksioni Blog (duhet ta keni) ku shkruani artikujt herë pas here që më pas i botoni dhe i ndani në rrjetet sociale duhet të jetë u updatuar. Pas kësaj ju ende duhet të keni parasysh disa rregulla, në dukje të thjeshta për t'u zgjidhur.

Seksioni i blogut është i rëndësishëm në këtë rutinën tuaj. Pse është kaq e rëndësishme? Sepse blogu është ditari juaj në internet. Kjo do të thotë që lajmet ose çështjet në lidhje me profesionin, produktet ose shërbimet tuaja mund të postohen në këtë blog. Konsiderojeni ditarin tuaj personal në profesion.

Ajo që duhet të keni parasysh kur shkruani në një blog është titulli i artikullit.

Fjalët që përdorni në titull do të shfaqin artikullin në motorët e kërkimit të Google. Kështu që titulli duhet të jetë i fortë, i mirëmenduar dhe fjalët e përdorura duhet të jenë fjalë koncize, me të cilat nëse një përdorues kërkon në google do të gjejë artikullin tuaj me këto fjalë. Atëherë ai do të vijë të shohë faqen tuaj në internet. Mbani në mend të mirëorganizoni titullin e secilit artikull që shkruani në faqen tuaj të internetit.

Por përtej kësaj, mbani mend diçka tjetër që është po aq e rëndësishme. Një uebfaqe e bërë mirë, e cila menaxhohet dhe sponsorizohet mirë në motorët e kërkimit është një faqe në internet që do të jetë e vlefshme në motorët e kërkimit dhe do të ketë një kthim parash për ju në të ardhmen. Nëse faqja juaj në internet nuk menaxhohet financiarisht, e sponsorizuar nga motorët e kërkimit, ajo faqe në internet nuk do të ketë kurrë kthimin e kërkuar ekonomik, as sot dhe as në të ardhmen.

Strategjia. Këtu kemi ardhur në pikën e fundit, më e rëndësishmja. Ju duhet një strategji. Nëse keni krijuar një faqe në internet, ose nëse po planifikoni të krijoni një faqe në internet, duhet të mendoni edhe për një strategji zhvillimi për të njëjtën faqe në internet.

Kthimi i parave nuk do të jetë i menjëhershëm, por le të themi se tani për tani duhet të mendoni më shumë për zhvillimin, sesa për fitimet, pra një kthim të menjëhershëm monetar. Pas disa muajsh do ta keni edhe këtë gjë, por tani mendoni dhe rrituni duke mbajtur mend mend se gjëja më e rëndësishme është strategjia, fjalët që indeksohen në motorët e kërkimit, përndryshe nuk do të funksionojë, as sot dhe as nesër.

Ka faqe në internet që kanë një staf që punon prapa dhe i çon idetë përpara. Kështu që mos harroni se nëse puna juaj rritet dhe shpresoj se do të rritet, duhet të konsideroni punësimin e njerëzve gjithashtu.

Ju mund të filloni me punë të vogla, dhe pas tyre të zhvilloni ide të mëdha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet