Whatsapp do të ndalojë së punuari në disa telefona nga 1 janari pa riformatuar sistemin. I juaji është në listë?

Të gjithë personat që përdorin një telefon celular të modelit të vjetër, u është paralajmëruar se programi Whatsapp duke nisur nga data 1 janar e vitit që vjen, nuk do ta kenë më si shërbim nëse nuk do të bëjnë “riformatim”, sistemin e telefonit celular.

Sipas një reviste amerikane, disa celularë të tipit të vjetër nuk do të jenë në gjendje të përdorin programin Whatsapp në 2021. Sipas revistës, “Whatsapp do të ndaloj së punuari për ata që kanë ende një celular Iphone i cilin ende nuk e ka të riformatuar sistemin iOS9 ose akoma më të ri”.

Përdoruesit e Androdit, të cilët nuk kanë në përdorim sistemin 4.0.3, gjithashtu nuk do jenë në gjendje të përdorin whatsapp. Nëse keni një Iphone 4 ose më të vjetër, nuk do jeni në gjendje të përdorin programin pa riformatuar sistemin e celularit. Disa aparatura Android si Motorola Droid Razr dhe Samsung Galaxy S2, janë të përjashtuar nga lista nëse nuk riformatojnë sistemin.

Nëse keni një celular të tipit të vjetër dhe riformatoni sistemin më të ri, nuk do të kapeni nga nxjerrja jashtë liste vitin tjetër. Përdoruesit e sistemit Apple duhet të shkojnë fillimisht tek Setting, më pas General dhe më pas tek About “nëse programi është në gjuhën Angleze” dhe më pas mund të shihni versionin e ri që ta përdorni. Tek përdoruesit Android, duhet fillimisht të shkoni tek Setting dhe më pas About Phone ku do të shfaqet edhe sistemi i riformatimit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet