Zhytësi gjen shpatën 900-vjeçare e përdorur në kryqëzata pranë bregut të Izraelit

Një burrë në Izrael vuri re formën e pagabueshme të shpatës gjatë një zhytjeje rekreative dhe doli se ishte një relike 900-vjeçare nga kryqëzatat. E mbuluar me predha dhe jetë detare, nuk është e qartë nëse shpata kishte prejardhje muslimane apo europiane, por tani është në zotërim të Autoritetit Izraelit të Antikitetit (IAA) për studim të mëtejshëm. Disa nga mjetet dhe ikonat më të rëndësishme të njerëzimit kanë forma të ngjashme.

Në mënyrë te cuditshme, një shpatë, një kazmë, një kryq ose një sëpatë iu duken të gjitha të ngjashme, Shlomi Katzin, një banori i qytetit të Atlit, qe nuk e kishte të vështirë ta pikaste ate dhe disa objekte të tjera të afërta pranë bregut të Karmelit. "Shpata, e cila është ruajtur në gjendje të përsosur, është një gjetje e bukur dhe e rrallë dhe me sa duket i përkiste një kalorësi kryqtar",- tha Nir Distelfeldi, Inspektor i IAA-s.

"Ajo u gjet i mbuluar me organizma detarë, por me sa duket është prej hekuri. Është emocionuese të hasësh një objekt të tillë personal, duke të çuar 900 vjet prapa në kohë në një epokë tjetër, me kalorësit, armaturën dhe shpatat." E gjitha e mbyllur në guaska dhe rërë, dukej sikur mund të ishte farkëtuar në Atlantisin mitik. Me sa duket, rëra e zhvendosur kishte zbuluar armën një metër të gjatë, bashkë me spiranca guri e metali dhe copa qeramike, në një zonë që arkeologët e dinin se ishte e pasur me gjetje të mundshme. Në të vërtetë, Atliti njihej se strehonte anije detare që nga 2.000 pp. e.s., sipas Sharvitit.

Në shekullin e 11 -të, mbretërit mesjetarë evropianë dhe Kisha Katolike dërguan ushtri pushtuese në Tokën e Shenjtë, me qëllim që t'i kthenin vendet e shenjta të të ashtuquajturit krishterim. Shumë nga sukseset e tyre fillestare ishin kalimtare, pasi ushtritë myslimane, të udhëhequra nga Sulltani Saladin, rimorën gjithçka që humbën ndaj Richard Lionheart dhe të tjerëve.

Megjithatë, fitoret e tyre i shohim te skalitura ne shpatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet