600 lojtarë të Australia Open futen në karantinë. Punonjësi i hotelit ku po qëndrojnë rezultoi pozitiv me Covid-19

Një rast i vetëm me Covid-19 në hotelin karantinë në Melburn, ka detyruar të gjithë organizatorët e Australia Open, të izolojnë plot 600 sportistë, zyrtarë, stafin e punonjësve, vetëm katër ditë para nisjes së kampionatit të tenisit.

Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, ka deklaruar se “një 26 vjeçar vullnetar i forcave të zjarrikëseve i cili ishte duke punuar si një oficer shërbimi gjatë turneut, ka testuar pozitiv me virus”. Ky është rasti i vetëm, pasi deri tani i gjithë shteti nuk ka regjistruar asnjë rast për gati 28 ditësh rrjesht.

Personi i paidentifikuar i cili ka qenë para disa ditësh tek hoteli Grand Hyatt më 29 janar, ka testuar pozitiv me virus në përfundim të ditës së tij të punës. Megjithatë, ai ka nisur të shfaqë simptomat dhe ka testuar zyrtarisht pozitiv të mërkurë. Për këtë shkak, kryeministri ka urdhëruar futjen në karantinë të 600 personave që kanë qëndruar në hotel si kontakte të afërta dhe do t’i izolojë ata derisa testi të dalë negativ. Ai është shprehur se “situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në kampionatin e njohur, i cili pritet të nisë ditën e hënë”.

Por pavarësisht masave të marra nga organizatorët për të mos humbur stërvitjet gjatë karantinës, ata kanë riorganizuar planin për stërvitjen e lojtarëve që nuk kanë patur mundësi të stërviten gjatë karantinës. Megjithatë, rasti i ri ka detyruar organizatorët të ndërpresin të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë javë.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Bledi Qirjako  e Shtunë 20 Mars, 2021

    Sa keq qe Edisoni nuk eshte me pjese e juaja. Ju nuk e dini se cfare keni humbur.