Australia Open. 30 mijë tifozë në tribunë për të parë tenis. Jo frikë nga Covid-19

“Mbi 30 mijë persona në ditë mund të marrin pjesë në kampionatin e tenisit Australia Open. Gjithçka mëse e vërtetë, pasi duket se koronavirusi nuk ekziston ose pothuajse shifrat janë zero”. Kjo është deklaruar nga Ministri i Sportit në shtetin Victoria, Martin Pakula.

“Do të jetë ngjarja ndërkombëtare më e veçantë në botë dhe me numrin më të madh që nuk shihet prej disa muajsh”, ka deklaruar Pakula në një intervistë televizive.

Minsitri ka shtuar se për tetë ditët e para të Sllallomit Gjigand, kapaciteti i parkut të Melburnit do të jetë i limituar, deri në 30 mijë vetë gjatë ndeshjeve të ditës dhe të mbrëmjes, ndërsa gjatë 6 ditëve të fundit numri i tifozëve do të ulet deri në 25 mijë në ditë.

Sllallomi Gjigand i Melburnit do të nisë më 8 shkurt, tre javë më vonë për shkak të numri të të infektuarve me koronavirus. Janë aktualisht 23 rastet me Covid-19 aktive të izoluara në të gjithë shtetin Viktoria, me vetëm 1 rast të identifikuar brenda 24 orësh.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet